Vetëm pak ditë para zgjedhjeve presidenciale, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, njëherësh kandidat për president, udhëtoi në Moskë, ku do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin.
Ditë më parë, Vuçic ka takuar në Berlin kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Thuhet se Vuçic do që t’iu tregojë zgjedhësve se ka edhe mbështetjen e Bashkimit Evropian, edhe të Rusisë.
Me të arritur në Moskë, Vuçic tha se marrëdhëniet ekonomike do të jenë në fokus.
“Serbia synon që me Federatën Ruse të përshpejtojë marrëdhëniet ekonomike dhe të rrisë nivelin e tregtisë”, tha Vuçic.
Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 2 prill.