Një dokument që ndodhet në emailet që kanë “rrjedhur” nga menaxheri i fushatës së Clinton, Robby Mook, të bëra publike nga WikiLeaks, e tregojnë Eric Schmidt, CEO i Google si prind për kompaninë Alphabet, e cila punon direkt me fushatën zgjedhore te zonjës Clinton.

Në një lidhje me emailet e shkruara nga Teddy Goff, një ish drejtor Dixhital i fushatës së Obamës, që tani punon për fushatën e Hillary Clinton, shfaqet duke diskutuar mbi çështjen  “Marrëdhëniet e punës me Google, Facebook, Apple, dhe kompani të tjera teknologjike”.  Goff më tej përmend se fushata e Clinton ka “filluar duke pasur bisedime sekrete me disa nga këto kompani”. Kjo memo duket se është përpiluar diku nga Tetori 2014, të paktën gjashtë muaj para se Clinton të shpallte garën e saj për presidente.

Memo, gjithashtu, përfshin disa sugjerime të Goff mbi pikat e fillimit me fushatën digjitale, të cilat listohen kështu:

1.Duke shtuar shumë para;

  1. Krijimi dhe shpërndarja ekslelente e lëndës për audiencën që na mbështet, në median sociale dhe të paguar dhe në video; dhe
  2. Rekrutimi, angazhimi dhe organizimi i vullnetarëve,

Gjatë gjithë këtyre memeo-ve, Goff, në mënyrë të përsëritur i referohet “grupit Eric Schmidt,” dhe në një moment thotë: “Unë jam mbajtur i informuar në saje të punës së bërë nga grupi i Eric Schmidt dhe të tjerëve due punuar si direkt edhe indirekt me ekipin tuaj. Mbi të gjitha, unë jam i lehtësuar  të qëndroj me ta dhe jam mirëbesues në rrugën tonë nga dita në ditë”.

(Breitbart- Veritas.com.al)