Disa gazetarë  dhe ankorë të “top listës”  të televizioneve, iu përgjigjen me “Po” ftesës për t’u mbledhur privatisht në shtëpinë e Joel Benenson- shefi i sytrategjisë së fushatës së Hillary Clinton, veç dy ditë para se ajo të shpallte kandidaturën ne vitin 2015. Kjo del nga emailet e publikuara nga Wikileaks dhe që janë nxjerrë nga posta e John Podesta-s.

Lista e të ftuarve në një ngjarje para kësaj, në shtëpinë e John Podesta-s, ishte e limituar, vetëm disa reporterë që pritej të mbulonin fushatën e Clinton.

Emaili nis me emrin e Jesse Ferguson, zëdhënës dhe sekretar i Shtypit Kombëtar për fushatën, ku përshkruhet vendi ku do të mblidhen, dhe objektivi pse po mblidhen.

“Deshëm të jemi të sigurt se nëpërmjet këtij email-i të gjithë do të informohen për dy darkat që do të kemi me reporterët. Të dy darkat do të jenë jashtë kamerave:

  1)

E enjte mbrëma, 9 Prill në ora 7,00 pm. Darka në shtëpinë e John Podesta… Kjo do të jetë veç me 20 reporterë të cilët do të mbulojnë nga afër fushatën e Clinton.

 2)

E premte mbrëma, 10 Prill, ora 6:30 p.m. Koktej, ku do të jenë kryesisht reporterët e New Yorkut.

“Reporterët e universit të hapur të New Yorkut” përfshinë disa gazetarë dhe ankorë të televizioneve  sidomos të rrjeteve kabllorë, dhe shumica e tyre janë listuar se i janë përgjigjur “po” ftesës për darkat.

Ja lista:

Nga ABC: Cecilia Vega, David Muir, Diane Sawyer (që do të qëndrojë vetëm 30 minuta), dhe George Stephanopoulos.

Nga CBS News: Norah O’Donnell.

Nga CNN: Brianna Keilar, Gloria Borger, John Berman, dhe Kate Bolduan.

Nga MSNBC: Alex Wagner dhe Rachel Maddow (“TRYING”).

Nga NBC: Savannah Guthrie.

Me “po” u përgjigjen George Stephanopoulos që ka punuar për fushatën e Bill Clinton dhe ishte këshilltar i Presidentit gjatë fazës së parë të Clinton në Shtëpinë e Bardhë. Stephanopoulos nuk e ka shfaqur këtë fakt kur ka raportuar mbi fushatën e Hillary 2016 për ABC News.

Në fushatën që sapo niste të Clinton u ftuan edhe Jeff Zucker dhe Phil Griffin, presidentë të CNN dhe MSNBC, respektivisht.. Zucker e kundërshtoi, ndërsa Griffin u përgjigj “yes”. Wikileaks, në emailet e publikuara nga Komiteti Kombëtar Demokrat tregojnë se shefja e fushatës Debbie Ëasserman Schultz planifikoi ose u përpoq që të planifikonte takime private me të dy presidentët.

Tjetër “po” ka ardhur nga gazetarët që kanë qenë shënuar  në emailet e Podesta, të publikuara nga Wikileaks, të cilët kanë manifestuar miqësi ose servilizëm ndaj Hillary Clinton.

John Harwood i CNBC, për shembull, i cili ishte edhe moderator në debatin presidencial të vitit 2015, i dërgoi emaile Podesta-s dhe i tha se e pranonte pjesëmarrjen.

Glenn Thrush i “Politico” gjithashtu i ka dërguar emaile Podesta-s, periodikisht.   Të Hënën, Thrush, (një gazetar i egër me “Politico-n” e tij kundër Trump- Veritas), bëri një skandal: I dërgoi një email Podesta-s ku i dërgon edhe një artikull që po shkruante dhe i kërkoi mendim, gjithashtu edhe aprovim. Vetë- poshtërimin e tij e ndoqi me një email tjetër: “Do të të dërgoj edhe materialet e tjera… Por të lutem mos e ndaj me dikë tjetër këtë që bëra… Më thuaj a mos e djallosa punën?!”. (“Tell me if I fucked up anything”- Breitbart) .

Lista e Reporterëve që thanë “po”

  1. ABC – Cecilia Vega, 2. ABC – David Muir, 3. ABC – Diane Sawyer, 4. ABC – George Stephanoplous [sic], 5.ABC – Jon Karl, 6. Bloomberg – John Heillman [sic], 7. Bloomberg – Mark Halperin, 8. CBS – Norah O’Donnell, 9. CBS – Vicki Gordon, 10. CNN – Brianna Keilar, 11. CNN – David Chalian, 12. CNN – Gloria Borger, 13. CNN – Jeff Zeleny, 14. CNN – John Berman, 15. CNN – Kate Bouldan [sic], 16. CNN – Mark Preston, 17. CNN – Sam Feist, 18. Daily Beast – Jackie Kucinich, 19. GPG – Mike Feldman, 20. Huffington Post – Whitney Snyder, 21. MORE – Betsy Fisher Martin, 22. MSNBC – Alex Wagner, 23. MSNBC – Beth Fouhy, 24. MSNBC – Phil Griffin, 25. MSNBC – Rachel Maddow (TBD), 26. MSNBC – Rachel Racusen, 27. NBC – Savannah Gutherie [sic], 28. New Yorker – Ryan Liza [sic], 29. NYT – Amy Chozik [sic], 30. NYT – Gail Collins, 31. NYT – Jonathan Martin, 32. NYT – Maggie Haberman, 33. NYT – Pat Healey [sic], 34. PEOPLE – Sandra Sobieraj Westfall, 35. POLITICO – Glenn Thrush, 36. POLITICO – Mike Allen, 37. VICE – Alyssa Mastramonoco [sic], 38. VOX – Jon Allen

Lista e gazetarwve qw thanw “nuk e di”

  1. Bloomberg/MSNBC – Jonathan Alter, 2. Buzzfeed – Ben Smith, 3. CBS – Gayle King, 4. CBS – John Dickerson, 5. MSNBC – Ed Schultz, 6. MSNBC – Joe Scarborough, 7. New Yorker – David Remnick, 8. Tina Brown, 9. UNIVISION – Maria-Elena Salinas, 10. YAHOO – Matt Bai

Gazetarwt qw kundwrshtuan ftesat:

  1. CNN – Jake Taper [sic], 2. CNN – Jeff Zucker, 3. Huffington Post – Arianna Huffington, 4. Huffington Post – Sam Stein, 5. NBC – Chuck Todd, 6. NYT – Carolyn Ryan, 7. CNN – Erin Burnett, 8. NPR – Mike Oreskes, 9. MSNBC – Mika Brzezinski, 10. MSNBC – Thomas Roberts, 11. MSNBC – Andrea Mitchell, NY Post – 12. Geofe Earl [sic].