Partia në pushtet në Kinë, Partia Komuniste, ka votuar për të vënë emrin dhe ideologjinë e Xi Jinping në Kushtetutën e vendit, duke e ngritur atë në të njëjtin nivel me themeluesin Mao Ce Dun.

Vota unanime për të përfshirë në Kushtetutë kapitullin “Mendimi i Xi Jinping” ka ndodhur në fund të Kongresit të Partisë Komuniste- mbledhja politike më e rëndësishme në Kinë.

Zoti  Xi ka rritur në mënyrë të qëndrueshme kontrollin e pushtetit që nga dita kur u bë lider në vitin 2012.

Kjo lëvizje do të thotë se çdo sfidë ndaj zotit Xi tani e tutje do të shihet si kërcënim ndaj normave të Partisë Komuniste.

Më shumë se 2000 delegatë u mblodhën në Hollin e Madh të Popullit në Pekin për aprovimin përfundimtar të procesit të përfshirjes së kapitullit “Mendimi i Xi Jinping mbi Socializmin me karakteristika kineze për Epokën e Re”.

Në fund të procesit, delegatëve iu kërkua nis dikush kishte ndonjë kundërshtim ose vërejtje, ndaj të cilës ata u përgjigjën me zë të lartë vajtues: “Asgjë!”, raportojnë gazetarët e pranishëm.

Veritas.com.al/