Pritet që së shpejti të kemi një takim të mundshëm mes kreut të Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kreut të Rusisë Vladimir Putin mund të ndodh së shpejti.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dimitri Peskov, Kievi ka përsëritur kërkesën për të kryer negociata të drejtpërdrejta mes Putinit dhe Zelenskit.

“Tani kjo kërkesë po shqyrtohet nga Ministri i Jashtëm”, tha Peskov.

Raportohet se Ukraina vazhdimisht paraqet propozime për negociata të drejtpërdrejta midis presidentit rus Vladimir Putin dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Kremlinit, Dmtry Peskov, cituar nga Tass.

Edhe vetë Zelensky ka deklaruar personalisht për një takim me Putin duke thënë se ai nuk do “ta kafshonte” nëse një takim ndodh.