DHËRMI- Pas Vangjel Tavos së Partisë Socialiste, ka ushtruar të drejtën e votës edhe rivali i tij nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Petro Gjikuria. Ai kërkoi nga qytetarët të shkojnë në qendrat e votimit, ndërsa të dielën e konsideroi si ditë feste për Himarën dhe demokracinë.
“Kjo është një ditë feste. Le ta festojmë të gjithë bashkë, sot është dita e demokracisë, të gjithë bashkëfshatarët e mi të shkojnë në kutitë, të votojnë, të fitojë më i miri, të fitojë demokracia”, theksoi ai.
Pyetjes, nëse do të pranojë ofertën e Tavos për postin e nënkryetarit të Bashkisë së Himarës, Gjikuria u shpreh sa vijon:
“Se çfarë do të ndodhë nesër do ta dimë të hënën, të mos fillojmë me pyetje të tilla sikur keni ngrënë limona që në mëngjes. Unë do të jem kryetar i ardhshëm i Himarës”