Pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në ambasadën e SHBA në Tiranë, së bashku me të Ndarkuarin me Punë, David Wisner, janë takuar me drejtorin e Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit.

Zoti Wisner ka falënderuar Policinë e Shtetit për përpjekjet e saj në luftën , kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe për një Shqipëri më të sigurtë.

Në takim u pohua gjithashtu edhe bashkëpunimi i fortë midis forcave të rendit të SHBA, Ambasadës së SHBA dhe Policisë së Shtetit.

Postimi i Ambasadës së SHBA:

 

Pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në ambasadë, së bashku me të Ngarkuarin me Punë, David Wisner, u takuan me drejtorin e Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku për të diskutuar partneritetin dhe bashkëpunimin mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit. Zoti Wisner falënderoi Policinë e Shtetit për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikut të paligjshëm të narkotikëve dhe për një Shqipëri më të sigurt. Ata pohuan gjithashtu bashkëpunimin e fortë midis forcave të rendit të SHBA, Ambasadës së SHBA dhe Policisë së Shtetit.

Members of the Embassy’s law enforcement team joined Chargé d’Affaires David Wisner for a meeting with Albanian State Police (ASP) Director Muhamet Rrumbullaku to discuss the strong partnership and cooperation between the United States and Albania law enforcement. Mr. Wisner thanked the ASP its efforts to fight organized crime, combat illegal narcotics trafficking, and create a safer Albania. They also affirmed the strong collaboration between U.S. law enforcement, the U.S. Embassy, and the ASP.

Postimi i Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së SHBA-së, në Shqipëri, David Wisner dhe pjesëtarë të ekipit të seksioneve ligjzbatuese në këtë ambasadë.

Vizita, për t’i çuar më tej partneritetin dhe bashkëpunimin solid të deritanishëm, ndërmjet forcave të rendit të SHBA-së, Ambasadës së SHBA-së, në Shqipëri, dhe Policisë së Shtetit, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit.

Drejtori i Përgjithshëm falënderoi të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës Amerikane dhe përfaqësuesit e tjerë të ambasadës, për vizitën, si dhe për mbështetjen dhe besimin. Gjithashtu, i siguroi ata se Policia e Shtetit është partnere e besueshme e SHBA-së, si dhe se është maksimalisht e angazhuar për të luftuar terrorizmin dhe krimin e organizuar, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët strategjikë dhe me partnerët e tjerë ndërkombëtarë.

Më tej, z. Wisner falënderoi Policinë e Shtetit, për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, trafikimit të narkotikëve, si dhe për përpjekjen për një Shqipëri më të sigurtë.

Z. Wisner dhe përfaqësuesit e tjerë çmuan bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet forcave të rendit të SHBA-së, Ambasadës së SHBA-së, në Shqipëri, dhe Policisë së Shtetit, si dhe shprehën gatishmëri për ta intensifikuar më tej këtë bashkëpunim./