Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Kavajë, për dorëzimin e 260 banesave të reja të rindërtuara pas tërmetit të 2019-tës.
Rama: Dhënia e çelësave për gjithë këto familje, që për ju ishte e pabesueshme. Mbase edhe tani që flasim mund të ketë ndonjë që akoma nuk e beson. Gjithë ju që keni ardhur këtu, bravat i keni të sigurta, bëni kujdes mos vinë tua bllokojnë se jeni nga Kavaja ju dhe ngatërrohen ato gishtat.
Kreu i qeverisë shtoi se program i rindërtimit ishte pa dallime dhe përveç 500 banesave në Laç, të gjitha të tjerat u rindërtuan përmes buxhetit të shtetit.
Rama: Ky ishte një program pa dallime, ka akoma punë për të bërë kryetari i Bashkisë se pjesa tjetër ne s’mund të rrimë më me vjetërsinë. Këtu ka mundësi për të krijuar një mjedis shumë më miqësor. Pavarësisht gjithçkaje që ju ndan, dita e votimit është një. Ne jetojmë se bashku kemi sfida të përbashkëta. Tërmeti ra si një fatkeqësi e madhe.
Unë i kam vizituar disa prej jush, disa ishin shpresë humbur. Sot jo vetëm që këto banesa janë reale, të gjitha këto janë pronë e juaja, janë me hipotekë dhe janë falas. Ju nuk keni asnjë detyrim financiar sepse gjithçka është paguar që ju vetëm të keni mundësinë ta gëzoni. Janë momente kur ju ndjeni që politika ja vlen dhe pa politikën nuk mund të ndodhin ca gjëra të mira siç është kjo. Disa thonë këto i ka bërë bota, donatorët, e vërteta është se të gjitha këto shtëpi që shihni ju sot, me përjashtim të 500 apartamenteve, janë ndërtuar 100% nga buxheti i shtetit shqiptar.