“SHBA-të mbështesin masat e duhura për ta realizuar këtë në atë mënyrë që procesi i votimit të jetë i lehtësuar”, thuhet nga ambasada amerikane në Serbi.
Ambasada këtë qëndrim të saj ka bërë të ditur pas takimit që i dërguari special i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë pasur me drejtorin e së ashtuquajturës “zyrë për Kosovën” në Serbi, Petar Petkoviç.
Petkoviç në këtë takim kishte kërkuar formimin e Asociacionit të komunave serbe si dhe lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë më 3 prill në Kosovë.
“Ne jemi të gatshëm të bisedojmë, me vendosmëri të plotë ndaj dialogut që është në interesin tonë më të mirë dhe zgjidhim çështjet e hapura. Por, ky proces duhet të jetë paralel dhe të nënkuptojë që Prishtina t’i përmbushë obligimet e dialogut, veçanërisht themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, ka thënë Petar Petkoviç/ AP/