Një aksident i rëndë në rrethana ende të paqarta i ka marrë jetën një personi, shofer i një kamioni dhe një tjetër punëtor ka mbetur nën një masiv dheu, për shkak të rënieve të inverteve në Bypassin e Vlorës.

Sipas një njoftimi paraprak të policisë së Vlorës, ngjarja ndodhi në orën 10:40, në Bypassin Orikum Kaninë, ku duke punuar, kamioni është rrëzuar. Report Tv sjell pamjet ekskluzive nga vendngjarja dhe shihet se pas rrëzimit, ndoshta nga një distancë e lartë, koka e kamionit është shkatërruar plotësisht, ndërsa trupi i kamionit ka mbetur në mes një kanali anë rrugës.