Më i lakuari në listë, është një prej besnikëve të Putinit, Dmitry Medvedev, i cili në vitin 2008 deri në vitin 2012, ka mbajtur postin e Presidentit të Rusisë. Mirëpo, si një besnik i Putinit (në atë kohë kryeministër i vendit), se kush i jepte urdhrat dhe direktivat ishte e qartë. Më pas, për tetë vjet, Medvedev ka mbajtur pozitën e kryeministrit. Prej vitit 2020, është drejtues i Këshillit të Sigurisë në Rusi.
E njëjta gjë vlen edhe për ministrin e Mbrojtjes, Serhei Shoigu. Ai është edhe drejtuesi më i lartë ushtarak që Putin ka.
Maria Zakharova, zëdhënësja për shtyp e Ministrisë së Jashtme, nuk i ka shpëtuar sanksioneve britanike.
Në listën e zezë gjithsesi, janë futur edhe aktorë mediatike dhe bankarë.
Margarita Simonyan, kryeredaktorja e telvizionit Russia Today, është ndër emrat.
Dy bashkëthemelues të Alfa Bank, Pyotr Aven dhe Mikhail Fridman, janë në listë. Ky i fundit madje, është një biznesmen i bazuar në Londër, i cili pretendohet se ka lidhje me Putinin.
Sipas Sekretares së Jashtme britanike, Liz Truss, Britania po lëviz sa më shpejt të mundet me sanksionet, për të ngushtuar rrethin e të pëlqyerve të Putinit.
Anglezët janë kthyer në shtetin më veprues, sa i përket ndëshkimeve ndaj konjukturës ruse.