-Bardo qëndron me xhaketat e verdha. Dhe tallet me presidentin francez Emmanuel Macron duke i uruar atij “verdhëz të mirë”-
Brixhit Bardo kurrë nuk ka bërë mister mbi idetë e saj politike. E djathtë, sigurisht, por në mënyrën e vet.
Atyre që i kerkonin llogari për idetë politike të bashkëshortit të saj të katërt, Bernard d’Ormale, eksponent i Front National, BB i përgjigjej: “Burri im ka të drejtë të mendojë si do. Ka të drejtë të bëjë atë që do. Nuk do te filloj te dominoj opinionet e tij. Unë kam të miat, të cilat janë krejtësisht te ndryshme nga te tij. Jam e djathtë, kjo dihet. Por nuk jam e Frontit Nacional, edhe pse refuzoj te jem fashiste, naziste, këmishë e zezë … “.
Por në vite, edhe nëse nuk ka bëre kurre pjesë ,Bardo gjithnjë e më shumë i është afruar Frontit. Në një letër drejtuar kryetarëve të bashkive francezë, ka kërkuar haptazi të mbështesnin kauzën e Marine Le Pen:
“Është pjesë e një ekipi të shquar në zgjedhjet presidenciale, që mbron kafshët dhe ka guximin t’i kthejë vendit tonë, Francës, vendin që duhet të zëre në botë “.
Një vend që Emmanuel Macron nuk arrin tja japë. Të paktën sipas mendimit të BB, që pikërisht dje vendosi të postojë një fotografi në Twitter që e tregon ndërsa vesh me një jelek të verdhë me fjalët: “Me ju”. Referenca është padyshim për protestat që këto ditë po ndezin Francën. Protesta të lindura kundër rritjes së çmimit te benzinës dhe uljes së kufijve të shpejtësisë.
Dy pretekste për një pakënaqësi shumë më të thellë që i ka rrënjët e saj në distancën gjithnjë e më të madhe midis Macron, gjithnjë e më shumë i pare si president i elitave dhe popullit francez.
Siç vëren Var Matin, aktorja uron me një lloj ironie “verdhëz të mirë”, sundoma e njohur që ngjyros lëkurën te verdhë, presidentin francez.
VERITAS.COM.AL/