Në një kohë që infeksionet me variantin Delta po rriten orë pas ore, shtete evropiane po përpiqen të përshpejtojnë vaksinimet kundër koronavirusit.

Në garë me kohën, për të shmangur që spitalet të përballen me një krizë të madhe për shkak të tejmbushjes së spitaleve.

Fushata e shpejt e vaksinimit përkon me muajt e pushimeve të verës në Evropë, me një mot tejet të ngrohtë, të përshtashëm për grumbullim shoqërore dhe që qeveritë hezitojnë t’i ndalojnë ato.

E ndërkohë që numri i të infektuarve me variantin Delta, po njësoj po rriten përpjekjet e qeverive për të bindur qytetarët skeptikë të vaksinohen.

Qeveritë kanë përdorur si shpërblim për të vaksinuarit ushqime falas, kupona udhëtimi dhe argëtimi dhe madje presidenti i Qipros bëri thirrje për vaksinim pasi kjo është një shenjë patriotizmi.

Greqia u ofron të rriturve rreth 150 euro shpërblim pas dozës së parë të vaksinës. Autoritetet e Romës po mendojnë për përdorimin e furgonëve për të vaksinuar qytetarët edhe në Plazhe. Dhe Polonia javën e kaluar nisi një lotari vetëm për të rriturit që janë plotësisht të vaksinuar, ku si shpërblim ishin edhe makina të reja. Autoritetet Portugeze kanë zgjatur oraret e punës në qendrat e vaksinimit, kanë krijuar klinika të reja hyrëse, kanë thirrur personelin e forcave të armatosura për të ndihmuar drejtimin e operacioneve dhe kanë ulur periudhën midis marrjes së dy dozave të vaksinës AstraZeneca nga 12 javë në tetë javë

Rreziku i infektimit nga varianti delta është “shumë herë më i lartë” për komunitetet pjesërisht ose të pavaksinuar.  Qendra Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve, e cila monitoron 30 vende në kontinent, vlerëson se deri në fund të gushtit, varianti do të përbëjë 90% të rasteve në Bashkimin Evropian, prandaj theksoi se është e domosdoshme që të vazhdohet me vaksinimin.

Numri ditor i rasteve të reja po rritet ndjeshëm në vende si Mbretëria e Bashkuar, Portugalia dhe Rusia. Në Mbretërinë e Bashkuar, rastet e variantit delta janë rritur katër herë në më pak se një muaj. Autoritetet shëndetësore Portugeze këtë javë raportuan një rritje të jashtëzakonshme të infeksioneve me variantin delta, e cila përbënte vetëm 4% të rasteve në maj, por gati 56% në qershor.

Edhe në Rusi infeksionet u dyfishuan në qershor, duke kaluar 20,000v raste në ditë këtë javë dhe numrat e viktimave kaluan 6000 4 ditë gjatë kësaj jave.

VERITAS.COM.AL