Gazeta “Ghicago Tribune” para pak orësh shtroi këtë pyetje; ose më mirë të thuash një pyetje retorike. Gazeta e njohur amerikane, që nuk kishte qenë oponente me Hilalry Clinton, shkroi sot: “Vallë të jetë Amerika kaq e mpirë që prej dekadash nga gënjeshtra dhe cinizmi që del prej Clinton Inc.; të jetë vallë Amerika kaq e mpirë sa të zgjedhë Hillary Clinton si presidente?!”… Veçanërisht pas ngjarjes së të Premtes kur FBI njoftoi se ka rihapur hetimin mbi emaile-t e saj kur Hillary vazhdonte të ishte sekretare shteti?!…
Ta shikojmë; kemi rastin ta shikojmë shpejt- shkruan gazeta.
Tashmë është e qartë se sistemi politik Amerikan është prishur. Ka disa kohë që ai është duke u shkërmoqur, dhe elita politike e di këtë gjë; por ata thjesht janë të frikësuar. Donald Trump, një njeri vulgar- sipas tyre, përfaqëson një simptomë, jo një shkak. Hillary Clinton dhe burri i saj, të dy së bashku janë shkak dhe pasojë.
Njoftimi i drejtorit të FBI, James Comey, për rihapjen e hetimit mbi emailet e Hillary Clinton është një bombë në fushatën e zgjedhjeve presidencale. Rihapja e hetimit në prag të Ditës së Votiimeve për Presidentin e Amerikës i tregon çdo njeriu që di të mendojë se çfarë po kërkon FBI përmes një serioziteti ekstrem.
Kjo nuk është thjesht një çështje perversiteti e Anthony Weiner dhe dëshirës së tij për vajza adoleshente. Por lidhet direkt me ndihmësen më të afërt të Hillary, të njohurën Hurma Abedin dhe me laptopin e saj. Nga ky laptop doli se Hillary ishte gënjeshtare dhe moskokëçarëse ndaj sekreteve të kombit.
Atëherë, çfarë duhet të bëjnë Demokratët?
Në qoftë se Demokratët e mbajnë veten për standarde të larta morale, të cilat ua imponojnë njerëzve të tjerë dhe popullit, mund të ndjekin këtë rrugë, si më poshtë:
E para, të kërkojnë që Hillary Clinton të heqë dorë nga kandidimi për Presidente dhe në vend të saj të vahdojë garën Senatori Tim Kaine i Virginia.
Së dyti, nuk është ndonjë ide e mirë që Demokratët, të ndodhur para këtyre ngjarjeve me hetime kriminale, dhe përsëri të kenë Clintonë kudo e kudo nëpër këmbë.
WikiLeaks që nga 7 tetori ka shpërndarë 35,000 emaile të rrjedha nga Podesta, shefi i fushatës së Clinton, dhe tani planifikon që deri në zgjedhje të publikojë edhe 15 000 të tjera… Vallë çfarë pritet para këtyre fakteve tronditëse?- shkruan gazeta Chicago Tribune.
Po sikur Hillary të zgjidhet? Mendo kombin që do të vuajë nga një ekonomi e dobët dhe nga kaosi që do të vazhdojë në Lindjen e Mesme; gjithashtu duke u ballafaquar përditë me hetime kriminale ndaj Presidentit të Amerikës, në qoftë se Hillary do të zgjidhet.
Më e mira është që Demokratët t’i kërkojnë të tërhiqet nga gara Presidenciale.
Po vetë Hillary, çfarë do të bëjë?- pyet gazeta amerikane.
Ajo do të mbetet e ngjitur kundër James Comey, e inatosur në kulm. Për Hillary dhe Bill Clinton që gjithë jetën kanë qenë në pushtet, do të bëjnë të njëjtën gjë duke restauruar “Klintonët”, por pa bërë asgjë tjetër veçse duke shitur influencë politike.
Ajo do të mbetet gruaja e kombit që do të bëhet e para presidente; ndërsa Trump- njeri i tmerrshëm kundër grave. Po të ketë të tjera video të turpshme ndaj Trump, Hillary duhet t’i dorëzojë tani. Mediat pas kësaj do të shkruajnë rreth Trump si harbut mbi gratë dhe Hillary si viktimë, që nuk ka qenë kurrë.
Mjafton që të bëni një hap mbrapa në politikën tribale dhe do të shikoni se zonja Clinton ka disklasifikuar veten. Në qoftë se Hillary mund ta vendosë veten në moshën e një nxënëseje të shkollës fillore dhe të shikojë Hillary-në që sot kandidon për Presidente, atëherë do të vdiste së qeshuri . Ajo kurrë në jetë nuk është pajtuar.
Gjatë fushatës elektorale presidenciale mundëm të ballafaqohemi me sistemin e dy vijave të kuqe: Njëri për standardet e Clinton dhe tjetri për standardin e fshatarëve.
Clintonët nuk kanë qenë kurrë tregtarë të shkathët; ata nuk kanë qenë kurrë prodhues; Clintonët kurrë nuk kanë prodhuar ndonjë gjë të dukshme. Ata nuk kanë shkencë, patenta ose mjete që t’u krijojnë mundësinë të venë miliona mbi miliona dollarë.
Dhe ajo çfarë realisht ata kishin për shitje, ishte influenca. Dhe ata përdorën qeverinë si mekanizëm për të fituar influenca.
Në ditët që vijnë do të mësojmë plot gjëra. Vallë, si thoni, nuk do të mësojmë?
/Veritas.com.al/