Nga: Ylli Dylgjeri/

Thuhet se Kancelarja Merkel tha në takimin me Kryeministrin Rama se: “Deri në qershor, ne ju ndihmojme që të realizoni 1, 2, 3… por nuk ju bëjme dhurata, sepse nuk jane në të mirë të shqipërisë”.

Po, qeveria gjermane nuk bën dhurata.

E provuar në vite, kjo është një sjellje konstante e shtetit gjerman ndaj vëndeve në zhvillim.

Më kujtohet viti 2003 kur në një delegacion shqiptar që kryesohej nga Ministri i Rendit i kohës udhëtuam për në Berlin. Ishim aty me ftesë të Ministrit gjerman të Punëve të Brëndëshme z.Oto Shili.Takimi midis dy qeverive zhvillohej në kuadër të bashkëpunimit dy palësh dhe njëherësh për uljen e tensioneve që kishin lindur midis dy Ministrive lidhur me Projektin 9.2 milion dollar për prodhimin e pashaportave shqiptare. Sigurisht konflikti e kish zanafillë te pala shqiptare. Segmente të politikës në Shqipëri akuzonin pa fakte se pala gjermane nuk po zbatonte kontratën. Akuzat shkonin deri në korrupsion!!!

Kjo ishte jo vetëm shumë e rëndë për mardhëniet midis dy vëndeve, por njëkohësisht ishte dëmtuese për reputacionin e Shtypshkronjës gjermane Bundesdruckerei që po i prodhonte pashaportat. Pala gjermane, për të qenë sa më transparente në takim kishte ftuar edhe gazetarë shqiptarë të TV kryesore.

Si përfundim, takimi u zhvillua në frymën e transparencës dhe mirëkuptimit. Përmes ekranëve digital u interpretuan të gjithë akuzat apo “pretendimet tona”. Në fund, pasi gjithshka u paqëtua, nga pala gjermane u ndanë edhe 3 dhurata për delegacionin. Dhuratat u hapën në praninë e pjesmarrësve duke u interpretuar.

Ato ishin 2 llamba profesionale leximi, dhe një kub transparent me marka të grira brënda.

Dhurarat llamba, ishin për Ministrin dhe Kryetarin e Komisionit të Rendit…( kështu quhej ateherë), dhe e treta me marka të grira për mua si Sektetar i Përgjithshëm i MR.

Morali i tyre ishte i qartë. Politika të shohë më qartë, e Unë si i pari i Shërbimit Civil duhet të grija korrupsionit, si ato marka të futura në atë enë…

Këto ishin dhuratat gjermane për shtetarët.

Këto dhurata ishin në të mirë të Shqipërisë.

Veritas.com.al/