Ka përfunduar takimi i ambasadores së SHBA-ve, Yuri Kim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Sot Shqipëria është në heshtje zgjedhore, por kjo nuk e ka ndaluar diplomaten amerikane që të shkojë në zyrën e Kreut të PD-së.

Ky takim i Kim vjen ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet.
Ambasadorja, ne emer te Shteteve te Bashkuara, ka kerkuar disa here qe te hiqet dore nga dhuna dhe fjalori i urrejtjes gjate fushates zgjedhore. Dje ajo i kerkoi presidentit te Republikes qe te heqe dore nga ‘sfurqet’ qe ai  i ka stimuluar si mjet lufte mes paleve.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme, ambasadorja Kim pati një përplasje të ashpër publike me Presidentin e Republikës, Ilir Meta, i fundit ky që i kërkoi diplomates të mos e mbështeste kryeministrin Edi Rama.

VERITAS.COM.AL