Kryeministri Edi Rama ka refuzuar prerë çdo mundësi dorëheqjeje apo negociate me organizatorët e protestave për çështjen e Zvërnecit, duke e cilësuar lëvizjen si një “film të vjetër” dhe të kurdisur.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Rama u shpreh i gatshëm të dialogojë vetëm me qytetarët që janë të shqetësuar sinqerisht për mjedisin, ndërsa sulmoi ashpër eksponentët e tjerë të përfshirë, duke i krahasuar ata me “çakejtë e Agimit të Artë të Greqisë”.
Kreu i qeverisë preu shkurt se askush nuk mund ta lëvizë nga pozicioni ku e kanë votuar shqiptarët.
“Dorëheqjen e kujt?! Kam një përgjigje, t’i referohen arkivit të gjatë të këtij filmi të vjetër, sepse tanimë nuk ka asnjë gjë të re. Nuk mund të bisedoj me asnjë që për mua janë të kurdisur, dua të bisedoj me ata që kanë votuar për mua, kam respekt për ta dhe jam gati të bisedoj në çdo kohë, sepse ata nuk kanë dalë në protestë për të filluar episodin e një filmi shumë të vjetër. Askush nuk më lëviz mua nga “istikami” që më kanë vendosur shqiptarët.
Kush flet me emër të ndjenjave të vërteta për çfarë mund të ndodhë me mjedisin, është i mirëseardhur të bisedojë me mua dhe me ne. Ata që vijnë me libër shpie, si ata çakejtë e agimit të artë të Greqisë, ata janë subjekt për Zotit dhe jo për mua. Zoti i faltë, sepse nuk dinë se çfarë bëjnë”, u shoreh kryeministri Rama.
Komente