Presidenti i Komisionit Europian, Maros Sefcovic ka dhënë një lajm të mirë për Shqipërinë.
Ai deklaroi se KE po punon që konferenca e parë ndërqeveritare të zhvillohet brenda muajit qershor.
“Komisioni Europian po punon shumë që me Shqipërinë të zhvillojë konferencën e parë ndërqeveritare. Duhet të japim një sinjal pozitiv dhe shpresoj që brenda presidencës portugeze (muaji qershor) të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e Komisionit Europian.