Një video ekskluzive është publikuar në “Breaking” në Top News ku shihet sesi një kandidat i LSI blen vota.
Në video shfaqet kandidati i LSI në Tiranë, Etjon Joka duke blerë vota.
“Një votë po ma humb më ngel hatri thotë ai. Ti merr lekët, më jep votën . Ata janë të moshuar ç’tu them unë atyre, ç’tu premtoj, tu jap lekët. Mos e ngri zërin se kemi kontrolle”, dëgjohet të thotë Joka në video.
Më poshtë pjesa e parë e bisedës së kandidatit të LSI-së.
Qytetari: Edhe do organizojmë një vend në lokal
Etjon Joka: Me shumë, shumë, shumë kujdes.
Qytetari: Po çe vret mendjen o burrë
Etjon Joka: Ato që ke për të lëviz me mi lëviz. Me mi lëviz. Me mi respektu njerëzit… Me mi respektu njerëzit
Qytetari: I kam respektu sa kam pas mundësi. Jemi ulur gjithandej, ça kam pas mundësi
Etjon Joka: Hajde një sekondë (dalin jashtë). Te puna si të ka shkuar? Të ka ecur çik?
Qytetari: Po mirë ka ecur mashalla, s’ka qenë keq. Për Zotin, jam duke bërë maksimumin.
Etjon Joka: Ma jep dorën (i jep 10.000 lek), ma bë një drekë se unë s’vi dot.
Qytetari: Po mirë më se ja jap…
Etjon Joka: Çfarë të duhet në telefon… Një votë po ma humbe se nuk ma thua, më ngel hatri. Se nuk më duhet kjo lëvizje. Për çdo gjë. Për veten tonë e kemi.
Qytetari: Kam aty ca pleq, çfarë nderi mund ti bëjmë atyre? Ia bona muhabetin atyre. O xhaje i thashë unë, tu jap një kafe të mirë… Të vimë t’ju marrim me makinë ditën e votimit.
Etjon Joka: Mos ngre zërin, se kemi kontrolle nga të gjitha anët.
Qytetari: Të vimë t’ju marrim me makinë ditën e votimit. T’ju vi t’ju jap atë kafen, dash para dash mbrapa, na jepni ato votë që na duhet, dhe na lë rehat. O Xhaje kështu na thoni të gjithë ne. O xhaje unë të them djalë konkrete. Ti japim gjërat në dorë dhe mirupafshim. Të jap lekët dhe mbaro punë, ti merr lekët dhe më jep atë votën që më duhet…dhe jena rehat të dy. Si mendon?
Etjon Joka: Fiks, fiks, fiks. Mendoje vetë.
Qytetari: A mendon se jam në rregull te rruga e drejtë apo jo tek kjo pjesë?
Etjon Joka: Për këtë linjë më dëgjo mua, hiqe telefonin… asnjë lloj telefoni, në telefon vetëm qef.
Ndiqni për më tepër videot, e transmetuara nga Top News.