37 persona janë vënë nën hetim nga policia e Tiranës për vendosjen e 155 kamerave të sigurisë të cilat u çmontuan dhe sekuestruan së fundmi në fazën e nëntë të operacionit ‘Fijet’. Aksioni për çmontimin e kamerave ‘spiune’ është shtrirë në disa prej lagjeve të kryeqytetit, ku grupet kriminale i kishin vendosur me qëllim sigurimin e informacionit dhe vëzhgimin e lëvizjeve të policisë.

Kamerat e sigurisë ishin vendosur në rrugët: Mustafa Grablleshi”, “Pasho Hysa”, “Gani Domi”, “Muharrem Zalli”, “Sali Nivica”, “Mihal Grameno”, “Brigada 8”, “Ylbere Bylykbashi”, “Irfan Tomini”, “Anastas Shundi”, “Shyqyri Berxolli”, “Jusuf Gervalla”, “Maliq Muço”, “Sulejman Pasha”, “Myslym Keta”, “Thoma Filipeu”, “5 Maji”, “Ali Baushi”, “Dalip Topi”, “Kongresi i Manastirit”, “Skënder Vila”, “Muhamet Deliu”, “Qemal Stafa”,  “Besa”, “Marie Logoreci”, “Sarina”, “Kasem Qafzezi”, bulevardin “Bajram Curri”, Rrugën e Dibrës.

Ndërkohë nën hetim janë vënë 37 personat e identifikuar si më poshtë: B. M., E. K., V. D., R. K., D. M. (D)., I. O., I. S., Gj. C., G. S., B. S., L. F., F. K., E. M., R. Ç., B. S., F. D., E. M., G. Ç., L. D., E. D., E. M., E. P., B. M., Z. K., Sh. Sh., A. M., A. Sh., Sh. A., A. D., A. D., U. M., F. I., A. A., E. E., K. B., E. M. dhe A. A.

Ditën e djeshme Report TV raportoi aksionin e policisë për heqjen e kamerave të sigurisë të vendosura në Tiranë. Mësohet se një pjesë e kamerave mund të jenë të vendosura edhe nga biznese dhe familjarë. Disa prej tyre justifikuan vendosjen e kamerave me vjedhje të cilat kanë ndodhur në të kaluarën në lagjet e tyre.

Operacioni ‘Fijet’ nisi në Shkodër ku u çmontuan 59 kamera sigurie të vendosura në lagjet ku banonin anëtarë të grupeve kriminale me qëllim vëzhgimin e lëvizjeve të policisë. Më pas operacioni vijoi në të gjithë territorin e vendit.

Deri më tani në të gjithë vendin janë çmontuar rreth 349 kamera sigurie të vendosura nga grupet kriminale. Së fundmi një akion të policisë pati edhe në Elbasan por ende nuk dihet numri i saktë i kamerave të vendosura në lagje të ndryshme të qytetit.