Përkeqësimi i motit në Shqipëri me reshje intensive shiu ka sjellë probleme në Portin e Durrësit dhe të Vlorës, që janë shfaqur me vonesa prej më shumë se dy orësh në mbërritjen e trageteve me udhëtarë.
Forca e dallgëve të detit arrin deri në 6 ballë.
Në Vlorë zbarkimi i pasagjerëve nga trageti Vlorë–Brindisi është bërë me vështirësi për shkak të dallgëve.
Në të dy portet është dhënë urdhri për pezullimin e mjeteve të lundrimit deri në një urdhër të ri.
Probleme ka edhe në përpunimin e anijeve tregtare, ku puna e ngarkim-shkarkimit është bllokuar përkohësisht
Veritas.com.al/