NATO ka mbledhur 30.000 trupa dhe 50 anije luftarake afër kufirit me Rusinë për stërvitje ushtarake, duke rrezikuar tërbimin e ‘Njeriut të Çmendur’, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.

 Manovra e quajtur ‘Përgjigja e Ftohtë’ ka filluar sot në Norvegji në kohën e tensioneve në ngritje ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit ndaj pushtimit të Ukrainës.

Ushtrimet përfshijnë 30.000 trupa nga më shumë se 25 vende të Evropës dhe Amerikës Veriore, 200 aeroplanë dhe 50 anije.

Manovra më e madhe NATO-s e cila mbahet vetëm pak kilometra larg kufirit rus është planifikuar shumë kohë më parë para pushtimit të Ukrainës nga Moska, por rëndësia e saj tani është ngritur.

“Ky ushtrim është jashtëzakonisht i rëndësishëm për sigurinë e Norvegjisë dhe aleatëve të saj. Ne do të praktikojmë një pëforcim aleatësh të Norvegjisë”, tha Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Odd Roger Enoksen.

Qëllimi i kësaj manovre është testimi se si Norvegjia dhe anëtarët e Aleancës do të reagonin së bashku në tokë, ajër dhe në deti në vijë me Artikullin 5 të NATO-s, i cili kërkon nga vendet anëtare të vihen në mbrojtje të një vendi tjetër në rast të sulmit.

“E llogaris tërësisht normale, ndoshta më shumë se kurrë, trajnimin e përbashkët për të demonstruar kapacitetet dhe gatishmërinë tonë për të mbrojtur vlerat dhe mënyrën e jetës sonë”, deklaroi general Yngve Odlo, përgjegjës për manovrën ‘Cold Response’.

Forcat e armatosura të Norvegjisë thanë se ata u kanë dhënë informacione të hollsishme Rusisë, përfshirë edhe Ministrisë ruse të Mbrojtjes, duke thënë se është jetike për të shmangur ndonjë keqkuptim dhe konflikt të panevojshëm.

Rusia ka refuzuar të vëzhgojë ushtrimin i cili mbahet çdo dy vjet dhe përundon me 11 prill.