Sipas njoftimit zyrtar, kjo thirrje vjen për shkak të zhvillimeve më të fundit në Ukrainë, ku njoftimet paraprake nga diplomatët amerikanë, janë ato se pritet një pushtim rus që prej javësh tjetër, duke e përshkallëzuar më tej konfliktin.
Disa mjete komunikimi janë vënë po ashtu në gatishmëri për qytetarët shqiptarë në Ukrainë, në mënyrë që të marrin asistencën e nevojshme.
Kjo lëvizje nga diplomacia shqiptare, vjen fill pas thirrjeve të shteteve më të mëdha në botë. SHBA-të, e kanë kryer thirrjen që më parë ndërsa sot, larguan në mënyrë të detyrueshme stafin jo-thelbësor.
Britanikët po ashtu, bënë thirrje që trupa diplomatike të tërhiqet nga Kievi. E njëjta gjë ndodhi edhe me gjermanët, holandezët, belgët etj..
Madje, edhe vetë Moska, e ka nisur tërheqjen e diplomatëve të saj, në atë që e komenton si “optimizim të stafit”.
Një telefonatë pritet po ashtu mes presidentit amerikan, Joe Biden dhe atij rus, Vladimir Putin, për të sheshuar tensionet. Mirëpo, kjo telefonatë, është e mundur që të bëjë edhe krejt të kundërtën e kësaj.
Pra, të përshkallëzojë edhe më tej konfliktin e të çojë gjithë botën në një luftë të re.
Sakaq, gjigandi mediatik gjerman, “Der Spiegel”, ka publikuar edhe një datë të fillimit të mësymjes ruse në Ukrainë.
Bëhet fjalë pikërisht për 16 shkurtin, ku sipas burimeve diplomatike, është përmendur gjatë një mbledhjeje top sekrete në Shtëpinë e Bardhë.
Në një çast të tillë, i mundur duket çdo skenar./ap/