Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “News 24”, deklaroi se “13 tetori” është praktikisht i hedhur poshtë, pasi është i pamundur për zhvillimin e zgjedhjeve.

Ndër të tjera, ai shtoi se PD vijon ndërkaq protestat dhe do përdorë çdo lloj mjeti për të bindur shqiptarët se ky pushtet është një regjim që duhet të ikë.

“Ne do të vazhdojmë me protesta, sepse thashë protesta është mënyra e reagimit qytetar. Ne do të vazhdojmë e do përgatitemi edhe për hapa të tjera. Ne po përgatitemi, besoj se do shkojmë në zgjedhje. Për pak kohë do na duhet të shkojmë në zgjedhje. 13 tetori është i rënë. Deri në pranverë, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme’, tha nënkryetari i PD.

Tashmë nuk numërohet sa herë PD ka thënë të pavërteta në publik: 10 herë ka rrëzuar Ramën, disa herë ka deklaruar fitore duke humbur, ka shpallur revolucion për të mos lejuar zgjedhje, ka zëvendësuar Amerikën me Gjermaninë si aleat strategjik…. Pa fund

Kjo është hera kur deklaron zgjedhje në pranverë.

Veritas.com.al/