Edhe pse kemi lënë pas vitet e egra të diktaturës kur persekutori dhe i persekutuari jetonin nën një çati, edhe pse kaluam tre dekada në post- diktaturë dhe arritëm në shekullin 21, prapë kur është fjala për përfitime politike i gjen bashkë persekutorin dhe të persekutuain e tij.
Me këtë ide ka dalë para publikut mbrëmë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ironizuar deputetin Klevis Balliu dhe analistin Fatos Lubonja, të cilët mbrëmjen e djeshme dolën së bashku, krah njëri-tjetrit në protestë, kundër projektit të ”Unazës së Madhe”.
Veliaj e cilësoi daljen e dyshes Lubonja-Balliu si nje tragji-komedi e kohëve tona, kur tha se ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet mbrojnë ndërtimet pa leje.
“Kur shikoj se ata që ulërasin më shumë për etër dhe bij, janë ata që babi në kohë të Enverit dhe djali tani në këtë kohë bëjnë gjithë Tiranën vërdallë. Ajo që pashë sot është se si ish-i persekutuari analist me persekutorin e vet dolën për të mbrojtur ndërtimet pa leje. Kjo është tragji-komedia e kohëve tona, për të cilat Tirana nuk ka më kohë për të humbur”, u shpreh Veliaj gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbrëmjen e djeshme në sheshin “Skënderbe”.