Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në takim me qytetarët në Tropojë nuk ka lënë pa përmendur kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili është i shpallur non grata nga SHBA-të.

 Sipas tij, Berisha nuk është futur në listën e zezë për korrupsion apo minim të demokracisë, por për çështje që shkon përtej kësaj.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se ky vendim i SHBA-ve duhet të lexohet deri në fund, teksa shtoi se Partia Demokratike është përdorur nga Rusia në dëm të interesave të vendit.

“Po ju them që në dritën se çfarë po ndodh sot duhet lexuar deri në fund qëndrimi i SHBA-ve, kujtohuni pak edhe për fushatën e 2021, kur i thoja Lulit ndahu nga ata të 2 dhe mua në këto klubet e natës televizive më thonin, njëri është burrë i vjetër, tjetri president, po tani që Luli nuk është, prandaj i them atyre që e shikojnë këtë çështje si politike të brendshme, kjo nuk është e brendshme PS-PD, as pushtet-opozitë, kjo është një çështje mirëfilli shqiptare”.

Ai theksoi se beteja e Berishës, po bëhet për interesat e tij personale.

Asgjë nga këto nuk kërcënon shumicën, se shumica nuk është aq qeveria e grupi i PS, shumica janë njerëzit që nuk i kanë këto lloj lojërash, por përtej kësaj, kjo kërcënon dinjitetin tonë. Njerëz të verbër, që janë gati të kthehen me djallin për pushtetin e tyre, për t’i ikur drejtësisë për arsye personale që tërheqin për hunde njerëzit”, tha Rama.

/