Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të vizitojë të enjten për herë të parë Shqipërinë. Një ditë para kësaj vizite të rëndësishme të numrit dy të administratës së SHBA, rrugët e kryeqytetit janë ‘veshur’ me flamuj amerikanë ndërkohë që një poster gjigant është vendosur te Universiteti Politeknik.

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller theksoi në një konferencë për shtyp se Shqipëria shihet si një faktor kyç për stabilitetin dhe përparimin e Ballkanit Perëndimor dhe se vizita e Blinken riafirmon edhe njëherë marrëdhëniet e forta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Blinken pritet të zbresë në tokën shqiptare në orën 11:00 dhe do të qëndrojë deri në 20:00. Blinken do të takohet me kryeministrin Edi Rama si edhe me presidentin Bajram Begaj. Diplomati amerikan pritet të zhvillojë një takim edhe me të rinjtë tek Piramida./abcnews.al