Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milantoviç ka konfirmuar qasjen e tij pozitive ndaj Ballkanit të Hapur, duke u shprehur se më mirë që shteti i vogël ballkanik të jetë pjesë e këtij bashkëpunimi rajonal sesa të jetë i izoluar në një Ballkan të mbyllur.
Ai tha se këtë marrëveshje të nisur nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut e kishte mbështetur gjithmnonë duke e cilësuar si tepër të rëndësishme për rëndësinë e integrimit ekonomik të rajonit.
“Ideja e Bashkimit Evropian (BE) u krijua si një ide e bashkëpunimit ekonomik rajonal mes Beneluksit, Gjermanisë, Francës dhe Italisë. Dhe ne në Ballkan shpesh harrojmë rëndësinë e integrimit tonë ekonomik rajonal kur flasim. Për integrimin evropian. Përmirësimi i marrëdhënieve dhe bashkëpunimi rajonal është diçka për të cilën si ekonomist e kam mbrojtur gjithmonë”, tha Milatoviç për mediat malazeze
.
Milatoviç se prioritet i të gjitha prioriteteve është anëtarësimi në BE dhe shtoi se për këtë qëllim duhet të ketë edhe përmirësim të bashkëpunimit ekonomik rajonal.
“Për më tepër, mendoj se është pjesë integrale e integrimeve tona në BE”, ka theksuar Milatoviq.
I pyetur nëse e njeh presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe nëse Vuçiç e ka uruar pas fitores së zgjedhjeve presidenciale, Milatoviç ka thënë se nuk ka pasur mundësi ta takojë drejtpërdrejt.
“I jam mirënjohës atij për urimin që kam marrë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale. Ne patëm gjithashtu një bisedë telefonike e cila u zhvillua në një ton miqësor dhe të drejtë. Të dy shprehëm gatishmërinë tonë për të punuar në përmirësimin e bashkëpunimit dhe zgjidhjen e çështjeve që rëndojnë rajonin. “, tha Milatoviç.