Në kuadër të 30-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Zelesnky.
Në qendër të bisedimeve ka qenë lufta në Ukrainë, e cila ndodhet nën agresionin ushtarak që prej 24 shkurtit. Gjithashtu, pritet hapja e ambasadës shqiptare në Kiev gjatë këtij viti.
30 vjet qe nga rivendosja e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Ukrainë, ministrja e Punëve të Jashtme Olta Xhaçka beri edhe një herë me dije se Shqipëria pritet shumë shpejt të hapë një ambasadë në Kiev. Xhaçka shkroi në Facebook se Shqipëria është krenare për mbështetjen që i jep Kievit në luftën për liri kur pushtuesit rus.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama ka vizituar Kievin më 15 qershor. Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut aso kohe u zotuan se do rindërtojnë një bllok banesash në Irpin, një ndër qytetet më të shkatërruara në Ukrainë si pasojë e sulmeve nga Rusia. Kjo për 2 kryeministrat, Edi Rama dhe Dritan Abazoviç ishte një mesazh i fortë për Bashkimin Europian, që duhet të bëjë më shumë. Vendimi iu bë i ditur ballë për ballë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, në konferencën e përbashkët për shtyp, që kulmoi vizitën e tyre disa orëshe në Kiev. Rama teksa dha lajmin për rindërtimin e një lagjeje në Irpin, nga ku ishte vetë dëshmitar i pasojave shkatërruese të luftës, nuk nguroi edhe të “thumbonte” Bashkimin Europian.
Kujtojmë se Shqipëria ka qenë një prej vendeve më mbështetëse të luftës së Ukrainës, sidomos me punën në Këshillin e Sigurimit në OKB.