Kryeministi Edi Rama ka reaguar për herë për manifestimin e Presidentit Ilir Meta ku tha se ai ka çelur një fushatë brenda opozitës dhe mund t’i shpallë luftë dhe Amerikës por një President s’mund të shpërndajë parlamentin.

Pas mbledhjes në PS me deputetët dhe ministrat ai shprehet se nuk ka asgjë të re sa i përket dekretit të Metës sot për kthimin mbrapsht të ligjit të ri për betimin e gjyqtarëve kushtetues ndërkohë ka thënë se raporti i sotëm pozitiv i Brukselit duhej të gëzonte një President por Rama thotë se i pret shpërthimet nga Ilir Meta.

” Zbrita se kishim ditë të ngarkuar në PS dhe mirëpres kolegët nga Prishtina me të cilët do të kemi një debat.
Ku është e reja këtu, thashë mos kishit ndonjë gjë të re. Sot misioni i ri europian dha rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian të një rëndësie të veçantë. Ky raport rekomandon por edhe përforcon qëndrimin e vjetshëm të Komisionit Europian. Ky është lajmi për mua sot.

Ka një koinçidencë. Shkojmë në Bruksel marrim një mbështetje të jashtëzakonshme, marrim ndihma për njerëzit që janë në hall dhe tejkalojmë çdo pritshmëri të mundshme këtu, po atë ditë Presidenti që President s’ka asgjë del shpërthen përpara jush si një minë e programuar për të bërë atë gjë atë ditë.
Sot në Bruksel del një raport që minimalisht duhet ta gëzonte një President të Republikës por që ta hidhëronte në pikën që të rishpërthejë është për të qarë pavarësisht se unë qesh se është diçka e pritur dhe jo befasuese.

Veritas.com.al/