Mes Perëndimit dhe Rusisë është duke u zhvilluar një shkëmbim madhor të burgosurish mes të cilëve është edhe reporteri i Wall Street Journal, Evan Gershkovich.
Lajmin e bën të ditur Bloomberg duke cituar njerëz që kanë informacion për situatën. Shkëmbimi pritet të ndodhë në një vend jashtë Rusisë.
Detaje të mëtejshme nuk do të bëhen publike deri në kryerjen e shkëmbimit, për shkak të ndjeshmërisë së çështjes.
Gershkovich dhe ish-marinsi amerikan Paul Whelan, të dy të akuzuar nga autoritetet ruse për spiunazh, tashmë janë liruar dhe janë rrugës për në një destinacion jashtë Rusisë, raportoi Bloomberg.
Përpos gazetarit, do në sajë të shkëmbimit do të lirohen po ashtu të burgosurit politikë rusë si dhe do të kthehen në Atdhe shumë rusë të burgosur në perëndim për spiunazh, vrasje dhe krime të tjera.