Ambasada e SHBA në Tiranë flet shqip per politikanet e Tiranes dhe jep një mesazh të drejtpërdrejtë në Ditën Ndërkombëtare kundër Korrupsionit.
Përmes një postimi në “Facebook”, ambasada amerikane e cilëson korrupsionin një kërcënim për sigurinë dhe barazinë ekonomike, si dhe një faktor që minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare.
Mes të tjerash, ambasada thekson se SHBA janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre.
“Korrupsioni kërcënon sigurinë, barazinë ekonomike, minon sundimin e ligjit dhe zbeh besimin e publikut në institucionet qeveritare. Korrupsioni kërcënon të drejtat politike dhe liritë civile në nivel global dhe çon në gërryerjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Lufta kundër korrupsionit kërkon më shumë se fjalë, prandaj Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh në botë për mekanizmat kryesorë kundër korrupsionit, për të siguruar që vendet të përmbushin detyrimet e tyre. Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, Shtetet e Bashkuara konfirmojnë përkushtimin tonë për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e korruptuar. Ne u bëjmë thirrje të gjitha vendeve që t’u përmbahen angazhimeve të tyre për të luftuar korrupsionin”, shkruan ambasada e SHBA.