Më në fund thyhet edhe zakoni kanunor mijëra vjeçar i malësive të Shqipërisë që nuk lejon t’u zihet pritë grave dhe as të ‘preken’ gratë. Ka ndodhur në Pukë:
Kryetarja e LSI-së së Pukës, Saimira Laçi dhe kryetarja e LG të LSI-së, Romina Kuçi janë dhunuar nga disa persona sot në mesditë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e Fushë Arrëzit.
Persona të panjohur i kanë zënë pritë makinës ku udhëtonin dy gratë dhe më pas i kanë goditur ato.
Romina Kuçi ka marrë disa dëmtime dhe ndodhet në spitalin e Fushë Arrëzit.
Ndërsa kryetarja e LSI-së njëkohësisht kandidate ër deputete, Saimira Laçi është shprehur se është dhunuar nga persona të rëndësishëm të PS-së.
Ende nuk ka të dhëna të tjera.
Veritas.com.al/