Siria ka rrëzuar një avion ushtarak Rus me gjithë ekuipazhin prej 15 vetë në bord, në kohën kur mbrojtja ajrore po kryente një aksion kundër një sulmi të dyshuar me raketa nga Izraeli, tha ushtria Ruse ditën e Marte.

Incidenti, i cili ndodhi të Hënën, ishte rasti më i keq i shkëmbimit të zjarrit mes dy miqve aleatë që nga viti 2015 kur nisi shkëmbimi i stërvitjeve ushtarake mes dy vendeve.

Piloti Izraelit që kreu sulmin mbi objektivat Sirian “përdori avion rus si mbulesë për aktin, duke ekspozuar sikur zjarri po vinte nga mbrojtja ajrore e Sirisë”, tha një zëdhënës nga ushtria Ruse.

“15 ushtarakët vdiqën”, tha ai, duke shtuar se Moska rezervon ‘të drejtën e sulmeve për shpagim”, kundër Izraelit.

Veritas.com.al.