Ambasadori i BE-së,  Luigi Soreca ka reaguar në “Twitter” sa i përket faktit që protestuesit pas deklaratave të ambasadorit të OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt protestuesit shkuan poshtë shtëpisë së tij duke brohoritur “Borchardt turp të të vijë”.

Për të lënë gjurmët e tyre, protestuesit kanë shkruan edhe në muret e pallati ku banon ambasadori i OSBE në Tiranë, të njëjtat fjalë “Borchardt turp të të vijë”.

“E dënojmë me gjithë zemër frikësimin që i është bërë ambasadorit të OSBE në Tiranë Bernd Borchardt. Dënojmë grafitet dhe të gjitha mënyrat e tjera që janë përdorur kundër tij, kundër autoritetit të tij zyrtar. Nuk ka vend për veprime të tilla në një demokraci moderne”, – shkruan Soreca.

Veritas.com.al/