Zbardhen detaje të reja në lidhje me komisionerët e arrestuar për zgjedhjet vendore në Durrës në 2016. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për “BalkanWeb” dokumentin e lëshuar nga SPAK në lidhje me urdhër arrestet e lëshuara në kuadër të dosjes së famshme 339.

Janë 22 persona që kanë kryer veprën penale “Votimi më shumë se një herë ose pa u identifikuar” në zgjedhjet lokale të Durrësit, prej të cilëve 11 kanë përfunduar në pranga, 8 në arrest shtëpie dhe 3 të tjerë po hetohen në gjendje të lirë.

Komisionerët zgjedhorë të Qëndrës së Votimit nr.1508 0, adresa e QV “Shetel”, shtetasit Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda, Redi Hysa kanë lejuar me dashje persona të tjerë të cilët janë paraqitur para tyre dhe kanë votuar në emër të votuesve të tjerë.

Kryeministri Rama reagon pas arrestimeve të komisionerëve në zgjedhjet lokale të vitit 2016-të në kuadër të dosjes 339, urdhërarreste të lëshuara sot nga SPAK.

Ai shkruan në Tweeter se arrestimi i komisionerëve, 14 të pandehur të PD-LSI dhe 8 të PS, i jep mësim politikës që njëherë e mirë të vendosë për depolitizimin e administratës zgjedhore.

Rama shprehet:

“Arrestimi i komisionerëve politikë të dosjes së famshme të Dibrës, nxjerr në pah psenë e domosdoshmërisë së depolitizimit të administratës zgjedhore! 14 të pandehur të PDLSI dhe 8 të PS janë prova se kush bërtet më shumë e nuk do depolitizim, i ka duart të zhytura thellë në llum!

Për mua janë 22 individë të gabuar, në vendin e gabuar dhe detyrën e gabuar, që duhet të shërbejnë si shembull i padiskutueshëm për largimin përfundimtar të partive politike nga komisionet e zgjedhjeve! Le të vendosë drejtësia për ta pa dallim dhe mësimi për ne është: DEPOLITIZIM!”

VERITAS.COM.AL