Është zhvilluar sot takimi i parë i kabinetit për këtë vit. Kryeministri Edi Rama ka mbledhur qeverinë në Shëngjin, ku në ‘skaner’ është vënë puna e ministrave.
Gazetarja e ABC News Esiona Konomi në një pasqyrim të kësaj mbledhje të qeverisë në Shëngjin u shpreh se përjashtohet mundësia që këtë vit të zhvillohen zgjedhje të parakohshme.
“Sa i përket deklaratave për zgjedhje të parakohshme, përjashtohet mundësia që në këtë vit të kemi zgjedhje të parakohshme. Burimet flasin për një përgatitje për një vit normal që pasohet për një vit elektoral”, raportoi për ABC News gazetarja Esiona Konomi.
Ndërsa ka përfunduar edhe pjesa e parë e takimit të qeverisë Rama, është mësuar është se në fokus të diskutimeve të nisura që prej orëve të para të mëngjesit, kanë qenë seancat e zhvilluara në Kuvend gjatë vitit 2023, interpelanca, projektligjet e depozituara. Diskutime ka pasur edhe për Buxhetin e miratuar, si edhe për Paketën Fiskale.
“Në bllokun e parë u shqyrtuan marrëdhëniet me parlamentit, miratimi i buxhetit të këtij viti. Po ashtu edhe deputetëve në seanca plenare dhe në raport me zonat elektorale. Nga kjo tryezë është marrë në shqyrtim edhe numri për përjashtim i deputetëve. Është zhvilluar edhe një debat, lidhur me situatën tensionuese të opozitës në Kuvend. PS është e vendosur për Komisione Plenare online, duke shpresuar që rregullorja e re që ndëshkon deputetët që pengojnë zhvillimin e seancës të funksionojë. Duket se PS ka hequr dorë nga ideja se të gjithë duhet të jenë të kënaqur për reformën zgjedhore. Siç po shihen të dhënat mund të diskutohet individualisht me deputetët. Por një prej emergjencave të mazhorancës është edhe amnistia penale. Deri më tani nuk janë dukur sinjale se ekzistojnë 84 vota dhe PS do të shohë mundësinë për të bindur individualisht disa deputetë. Ndërkohë do të duhet të shohim se më kë negocion PS, do të jetë Lulzim Basha apo jo”, tha ndër të tjera gazetarja Esiona Konomi.
/abcnews.al/