Donald Trump tha se do të zgjerojë sipërfaqen e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, në qoftë se fiton Presidencën në Nëntor.
Kandidati Republikan tha se do të donte më shumë ushtarë dhe marinsa, më shumë avionë dhe më shumë anije.
Ai tha, gjithashtu se do të dalë me një plan për shkatërrimin e Shtetit Islamik (IS) brenda 30 ditëve të para në Shtëpinë e Bardhë.
Trump tha se se plani i tij do të paguhet duke shkurtuar pagat qeveritare, duke mbledhur taksat e pambledhura dhe duke lehtësuar fuqinë punëtore federale.
Në një fjalim të mbajtur në Philadelphia, ai tha gjithashtu se se do të donte “paqe përmes forcës” dhe prej të gjithë aleatëëve Amerikan të NATO-s kërkon që të arrijnë të shpenzojnë 2% të të ardhurave kombëtare për mbrojtjen.
“Po ju propozoj një politikë të re të jashtme, të fokusuar në interesat thelbësore të Amerikës, në promovimin e stabilitetit rajonal, në krijimin e një bote pa tensione. Kjo do të kërkojë të mendojmë përsëri rreth politikave të dështuara”, tha
Në fillim të kësaj jave ai u mbështet nga 88 ish- liderë ushtarak me anë të një letre të hapur.
Grupi i gjeneralëve dhe admiralëve në pension deklaruan se kandidati Republikan “ka temperament për të qenë shef i shtabit”.
( BBC- Veritas.com.al)