Donald Trump doli në skenë në West Palm Beach të Floridës për fjalimin e tij të fitores. Presidenti i ri i SHBA-ve e nisi fjalën e tij duke flaenderuar të gjithë mbështetësit për besimin që i dhanë. Teksa e cilësoi fitoren të jashtëzakonshme, ai premtoi vendi do të shërohet dhe se kjo do të jetë një periudhë e artë për Amerikën.

Bëmë historinë për një arsye dhe është se thjesht ne tejkaluam pengesa që askush nuk menduan se ishin të mundura. Kemi arritur nivele të jashtëzakonshme politike. Fitore politike që vendi unë s’e ka parë më parë. Falenderoj qytetarët që zgjodhët presidentin e 47. Do të luftoj për ju dhe të ardhmen tuaj. Kjo do të jetë periudha e artë e Amerikës. Do ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish.”, u shpreh Trump.

Shtetet e fituara nga Trump: Alabama, Arkansas, Florida, Georgia, Idaho, Indiana, Iowa, Kansas, Kentaki, Lousiana, Mississippi, Missouri, Montana, Nebraska, Karolina e Veriut, Dakota e Veriut, Ohio, Oklahoma, Pensilvania, Dakota e Jugut, Tennessee, Texas, Utah, Virginia Perwndimore, Wyoming.

Shtetet e fituara nga Harris: California, Colorado, Connecticut, Delaware, Distrikti i Columbia, Hawaii, Illinois, Maryland, Massachusetts, Minnesota, New York, New Mexico, Oregon, Rhode Island, Vermont, Virginia, Washington.

Trump po garon për herë të tretë, pasi humbi zgjedhjet më 2020 ndaj presidentit aktual, Joe Biden, i cili u tërhoq nga gara presidenciale në korrik pasi sondazhet treguan se ai kishte pasur një paraqitje të dobët gjatë debatit me Trumpin dhe kishte shqetësime lidhur me moshën e tij. Kandidatja e demokratëve, Kamala Harris, nëse zgjidhet do të bëhej gruaja e parë presidente e SHBA-së dhe personi i parë me prejardhje nga Azia Jugore. Trump do të bëhej presidenti i dytë në histori që do të fitonte mandat presidencial në mënyrë jo të njëpasnjëshme. I vetmi president që e kishte bërë këtë ishte Grover Cleveland, në fund të shekullit 19-të.

Kamala Harris, 60-vjeçare, e ka paraqitur veten si ndryshim brezash nga Biden, 81 vjeç, dhe Trump 78 vjeç. Ajo ka shprehur mbështetjen e saj për të drejtën e abortit pas vendimit të vitit 2022 të Gjykatës Supreme që i dha fund të drejtës kushtetuese për abort. Ajo po ashtu e ka cilësuar Trumpin si rrezik për demokracinë dhe ka përmendur rolin e tij në sulmin e 6 janarit ndaj ndërtesës së Kongresit amerikan dhe refuzimit që të pranojë humbjen nga Bideni më 2020.

10:04 Shefi i NATO-s uron Trump: lidershipi i tij do të jetë çelësi për ta mbajtur të fortë aleancën tonë

Shefi i NATO-s, Mark Rutte ka uruar Donald Trump, i cili siguroi një fitore bindëse përballë Kamala Harris në garën për presidentin e 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në X, Rutte shkruan se udhëheqja e Trump do të jetë çelësi për ta mbajtur aleancën sa më të fortë.

09:48 Trump rikthehet në Shtëpinë e Bardhë, liderët evropianë e urojnë për fitoren

Liderët evropianë kanë reaguar për fitoren e Donald Trump si president i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri britanik, Keir Starmer e cilëson fitoren e Trump si historike.

09:36 Fitorja e Trump/ Osmani: SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani ka uruar fitoren e presidentit të ri të Amerikës, Donald Trump. Përmes një postimi në platformën “X”, u shpreh se SHBA mbetet partneri i palëkundur dhe aleati i domosdoshëm i Kosovës.

09:22 Rama uron Trump: Fitore e jashtëzakonshme. Përmirësojmë partneritetin tonë për paqe dhe përparim të mëtejshëm

Kryeministri Edi Rama ka uruar Donald Trump për rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë. Në një postim në rrjete sociale, teksa e cilëson fitoren e tij si të jashtëzakonshme, kryeministri shprehet se mezi pret që të punojnë për të përmirësuar më tej partneritetin për paqe, prosperitet dhe përparim të mëtejshëm.

08:33 “Fitore që vendi s’e ka parë kurrë më parë”, Trump: Kjo do të jetë periudha e artë e Amerikës

“Kjo është një fitore që vendi s’e ka parë kurrë më parë”. Kështu u shpreh Donald Trump teksa mban fjalimin e parë drejt fitores si president i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Trump premtoi se kjo do të jetë periudha më e artë e Amerikës dhe se do ta bëjë vendin që të shërohet.

08:00 Viktor Orban feston për Trump: Në rrugën drejt një fitoreje të bukur

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, një mbështetës i flaktë i Trump, u shpreh i kënaqur me rezultatet e para të zgjedhjeve amerikane, ndërkohë që fitorja e kandidatit republikan është në horizont.

“Në rrugën drejt një fitoreje të bukur”, shkroi Orban në Facebook, duke e shoqëruar postimin me një foto të tijën përpara një ekrani televiziv që transmetonte numërimin e votave në SHBA.

Ora 07:15 Republikanët fitojnë shumicën në senat/ Marrin 51 vende kundrejt 40 të demokratëve

Partia Republikane ka fituar shumicën në Senat, duke siguruar 51 vende kundrejt 40 të demokratëve.

Demokratët kanë mbajtur nën kontroll dhomën e lartë të Kongresit për katër vitet e fundit. Ndërsa tetë vende nuk janë deklaruar ende, republikanët kanë marrë 51 vende në Senat dhe demokratët kanë 40.

Ora 07:05 Trump shkon në 246 vota elektorale, Harris merr 187 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor

Ora 06:03 Trump siguron 230 vota elektorale, Harris merr 182 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor

Ora 05:42 Trump fiton dhe Karolinën e Veriut. Merr 227 vota elektorale, Harris me 153

Ora 05:03 Ngushtohet diferenca, Trump merr 211 vota elektorale, Harris me 145 vota elektorale të Kolegjit Zgjedhor

Ora 04:56 Një vështrim i shpejtë se si po shkojnë Trump dhe Harris në shtetet e fushëbetejës

Tani për tani, Donald Trump duket të jetë përpara në tre nga gjashtë shtetet e fushëbetejës ku rezultatet janë raportuar deri më tani: Gjeorgjia, Karolina e Veriut dhe Pensilvania.

Ndërkohë, Kamala Harris është përpara në Michigan, megjithëse deri më tani janë numëruar vetëm 19% e votave në atë shtet dhe Arizona, ku janë numëruar gjysma e votave. Ajo është gjithashtu përpara në Wisconsin.

Trump fitoi Karolinën e Veriut në 2016 dhe 2020, ndërsa Joe Biden kishte marrë pjesën tjetër të shteteve të fushëbetejës në vitin 2020, megjithëse me diferenca të ngushta.