Ka nisur tubimi i kryeministrit Edi Rama në Selanik të Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.
Në hapjen e fjalës së tij, Rama u shpreh se në Greqi kanë mbërritur 8 nga 15 mësuesit e parë shqiptarë, të cilët do t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.
“Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirësejugjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Ahtinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve. Janë këtu 8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, që do lidhim kontratë punë për të mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Janë 8 gra, që dua t’i ftoj në skenë”, theksoi ai