Zjarri që ra të dielën e 27 marsit, në Komisariatin e Kamzës, ka rezultuar fatal për shtetasin 26-vjeçar Arben Mici, i cili gjendej i arrestuar për shkak të dhunës që kishte ushtruar ndaj nënës së tij, teksa një i burgosur tjetër dhe një punonjës i Policisë, kanë mbetur të plagosur.
Për këtë ngjarje, ka reaguar menjëherë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, duke vënë në pranga dy oficerët e sigurisë dhe duke proceduar në gjendje të lirë tre punonjës të tjerë.
Policët e arrestuar dhe tani të burgosur janë inspektorët F.I., 64 vjeç dhe H.B., 64 vjeç. Të dy, me rolin e oficerëve të sigurisë.
Të proceduar në gjendje të lirë ndërkohë, janë dy inspektorë, L.M., 64 vjeç dhe M.M., 52 vjeç, si edhe komisari Y.Ç., 44 vjeç.