Koment/ Çështja më e rëndësishme që del nga protestat e opozitës kundër qeverisë dhe parlamentit me idenë e ‘rrëzimit të qeverisë’, është izolimi i partive opozitare nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Evropa.
Megjithëse Shtetet e Bashkuara ka bërë thirrje ‘të mos dorëzohen mandatet e deputetëve’, PD dhe LSI nuk dëgjuan asgjë. Departamenti i Shtetit iu bëri thirrje deputetëve që të ‘refuzojnë kërcënimet e PD dhe LSI’ dhe të zënë vendet në Parlament, as këtë nuk e dëgjuan.
Mes Shqipërisë dhe Perëndimit ka nisur të krijohet një klimë dyshimi dhe akulli për shkak të sjelljes së opozitës. Bashkimi Europian ka bërë thirrje që opzita të shkojë në Parlament se ndryshe po rrezikon negociatat Shqipëri- BE.
Gjithashtu janë hedhur hije dyshimi se lëvizjet e dhunshme të opozitës po krijojnë tension dhe rrezik për stabilitetin në rajon.
Mes gjithë kësaj klime zëvendës ambasadorja Leyla Moses-Ones ka mbërritur paraditen e sotme në selinë e Partisë Demokratike. Në kuadër të zhvillimeve politike, protestave të opozitës dhe djegies së mandateve nga shumica opozitare, Moses Ones ka zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha dhe përfaqësues të tjerë.
Veritas.com.al/