4 ‘të penduar’ që më pas u bënë bashkëpunëtorë të drejtësisë, të katërt në rangje të larta të grupeve mafioze e kriminale, i kanë dhënë ‘dorën’ më të madhe SPAK-ut i cili ka goditur në shenjë dhe ka shkatërruar një organizatë të mirëfilltë kriminale që merrej me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.

SPAK, DIA, EUROJUST dhe Antimafia italiane kanë konkretizuar një operacion të suksesshëm të koduar ‘Shpirti’ duke dokumentuar veprimtarinë kriminale të 4 grupeve të strukturuara që merreshin që nga kultivimi i lëndës narkotike deri të shpërndarja e saj në qytetet italiane dhe vendet e tjera europiane. 38 janë urdhër-arrestet që janë lëshuar nga SPAK, 10 të ekzekutuar më parë, ndërkohë që 28 të tjerët janë duke ekzekutuar sot me 28 persona në burg, 3 ‘arrest shtëpie’. Arrestimet janë bërë në Shqipëri, Itali, Mali i Zi dhe Spanjë. 12 pasuri të paluajtshme janë sekuestruar me një vlerë prej 12 milionë eurosh.

Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe për një administrator publik Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës, Prokurori i Vlorës Maksim Sota, tre zyrtar të larte të policisë e dy punonjës te tjerë, Agustin Deda dhe Hekuran Marku, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 –  me detyrën e prestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë.

Masat e sigurisë janë dhënë nga Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në kuadër te Operacionit SHPIRTI, në lidhje me hetimet e bëra nga muaji Maj 2019 deri në Janar 2021, që kanë bërë të mundur të mblidhen të dhëna të rëndësishme ndaj 38 shtetasve shqiptarë.

Janë sekuestruar rreth 6 (gjashtë) tonelata lëndë narkotike të tipit marijuanë, kokainë e hashash, duke i hequr organizatave kriminale të ardhura të vlerësuara në mbi 55 milion euro, për një sasi totale prej rreth 14 milion dozash njëshe që dalin nga shpërndarja me pakicë.

Masat e sigurisë të zbatuara në ditën e sotme – në burg (25) persona e në arreste shtëpie (3) persona – janë kryer në Shqipëri në qytetet e Vlorës, Kavajës, Durrësit e Tiranës, Skrapar. Në Itali, Mali i Zi, e në Spanjë.

Emrat e personave qe janë arrestuar:

Iirjan Balla, shefi i sektorit kundër trafiqeve në Policinë e Shtetit

Prokurori i Vlorës, Maksim Sota

Ish-oficeri i policisë, Festim Lelaj i proceduar më parë  për trafik narkotikësh

Saimir Kurti drejtor i zyrës së Punës në Kavajës

Agustin Deda dhe Hekuran Marku, shoqërues të ministrës të Brendsëhëm të kohës Sajmir Tahiri