Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikat e Jashtme, Josep Borrell, do të vizitojë sot më 15 mars Shqipërinë.
Ndërsa, pas një pune të gjatë në angazhimin me rikonstruksionin e Muzeut Historik Kombëtar nëpërmjet programit EU4Culture, do të ketë edhe një ngjarje për inaugurimin e ndërfaqes së mozaikut të rikonstruktuar.
I pari, lidhet me konfirmimin e mbështetjes dhe qëndrimit evropian për integrimin e rajonit, ku pritoritet ka hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut zyrtarisht.
Po ashtu, një qëndrim pati edhe për angazhimin e Ballkanit Perëndimor në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, ku Serbia ka një qasje të ndryshme nga pjesa tjetër e gjashtëshes.
Vizitat e Borrell-it nisi më 13 mars me Shkupin. Pas Shqipërisë do të jetë radha e Bosnjë dhe Hercegovinës.
Duket se Serbia ka ngelur jashtë agjendës së zyrtarit të lartë të Bashkimit Evropian.
Vizita në Shkup
Gjatë vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut, Borrell shprehu mirënjohje për autoritetet që iu bashkuan sanksioneve ndaj Rusisë.
Ai deklaroi se është koha, që Evropa të zgjohet sa i përket zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.
Për Borrell, është shumë e mundur që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të marrin datën për fillimin e bisedimeve.
“Asnjë çështje e dyanshme nuk duhet ta rrezikojë fillimin e këtij procesi”, u shpreh ai.