Nga: Laert Skiro/
Më në fund disa njerëz nga Opozita po guxojnë të thonë të vërteta edhe ndaj atyre që “nuk prekeshin”. Të ‘paprekshëm’, dmth., të pa kritikueshëm, ishin bërë ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Donald Lu, ajo e BE-së Vllahutin si dhe gjithë piramida poshtë emblemës “BE”…
Sot ndodhi që u prekën, madje u prekën disa të vërteta tragjike që i kanë zënë rrugën zhvillimit të demokracisë në vend. E vërteta më tragjike është se të gjithë të ‘pa prekshmit’ janë bërë të paprekshëm sepse janë të lidhur me qeverinë. Aq më tepër që qeveria është nën akuzë për zhvillimin e krimit të vrasjes e të trafikimit të njeriut, për kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, etj. Qeveri të futura në krime të tilla, në mbarë botën, gjithnjë janë të zonjat për të korruptuar ambasadorë të rëndësishëm dhe institucione ‘ombrella’ kudo në botë.
Edhe opozita si dhe mediat ishin kthyer në ‘raja’ e të paprekshmëve, duke u nisur nga ambasadorët deri te kupolat burokratike të BE.
Çuditërisht, sot, brenda ditës, dy partitë e mëdha opozitare, si PD edhe LSI u ‘zgjuan’ dhe thanë disa të vërteta ndaj të paprekshmëve’:
Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat tha se ‘nuk e imagjinoj që një ambasador të kërkojë që vendi të shkelë kushtetutën e vet’, duke iu përgjigjur thirrjes së ambasadorit Lu për të zgjedhur prokurorin e Përgjithshëm të përkohshëm pa mbështetje në kushtetutë. Paralajmërimi i kryetarit të Opozitës ndaj ambasadorit Lu vjen pas një sërë perceptimesh se ky ambasador, edhe pse amerikan, po krijon ndasi mes politikës dhe Kushtetutës, mes demokracisë dhe krimit duke mos mbajtur anën e demokracisë.
Në të njëjtën kohë me kryetarin e PD, nënkryetari i LSI, Luan Rama, i pyetur në një televizion mbi deklaratat shumë pozitive të Jean- Claude Junker mbi qeverinë shqiptare, është përgjigjur se ‘duket që Junker ka folur kur ka qenë i dehur”. Ironia fillestare e politikanit shqiptar buron nga një fakt i njohur botërisht,se Junker- president i Komisionit Europian përgjithësisht është i pirë. Por kjo shkon edhe më tej, se sinjalet që vijnë nga Junker dhe BE ndaj Shqipërisë janë fyese për popullin shqiptar, i cili është në palkënaqësi të thellë me qeverinë, por qeveria lavdërohet nga BE…
Opozita po guxon të thotë të vërteta në mbrojtje të Kushtetutës që është shpirti i shtetit…
Çfarë ka ndodhur? Pyetja bëhet aq më tepër se liderët e PD dhe PS njihen si klientë të George Soros që dyshohet për gjithë strategjinë e kanalizimit dhe të inkriminimit të politikës. Madhe strategjia e Soros ka ‘në thes’ edhe pjesën më të madhe të burokratëve të BE që vijnë në Shqipëri.
Po atëherë ç’është ky guxim?
Ose ka ardhur dita që olitikanët e opozitës të mos kenë tjetr shpresë veç guximit të denoncimit mbi të vërettën; ose mes politikës së Soros dhe konservatorëve amerikanë e europianë të jetë përvijuar çarje.