Kroacia është konsideruar për shekuj pjesë e Ballkanit, tani është anëtare e BE. Shqipëria, pjesë e Ballkanit Perëndimor, sot ka marrë kryesimin e OSBE

Shqipëria mori drejtimin e karriges së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga Sllovakia. Mandati do të zgjasë për një vit, ndërsa Suedia do të pasojë në 2021.

OSBE me qendër në Vjenë përfshin gjithsej 57 vende nga Evropa, Amerika e Veriut dhe Azia.

Detyrat e organizatës janë të shumëllojshme dhe ato nisin nga vëzhgimi i zgjedhjeve, lufta për të ruajtur lirinë e shtypit, mbrojtja e të drejtave të pakicave, etj.

Kroacia merr kryesimin e BE

Kroacia nga sot do të kryesojë presidencën e BE-së duke pasuar Finlandën. Vendi më i ri anëtar që nga viti 2013, do të kryesojë presidencën e Këshillit të BE-së për herë të parë. Shumë qytetarë të BE-së edhe në Bruksel njohin prej Kroacisë vetëm bregdetin si një destinacion për pushime. Tani qeveria kroate ka rastin të tregojë edhe anë të tjera të vendit, shkruan agjencia e lajmeve DË.

VERITAS.COM.AL/