(Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve)
Partia Socialiste ka paditur në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor vendimin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve për listat e PD-së.
KAS pranoi kërkesën ankimore të depozituar nga PD-Aleanca për Ndryshim, e cila kundërshton vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve për heqjen e 69 kandidatëve nga lista e zgjedhjeve të 25 prillit.
Koalicioni opozitar do të jetë në zgjedhjet e 25 prillit me 222 deputetë dhe jo 153 siç vendosi kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.
Subjekti politik PS e kundërshton vendimin e KAS dhe kërkon rikthimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve. Ilirjan Celibashi.