AP Photo/Ariel Schalit

 

Bashkimi Evropian nuk ka bërë asgjë për të mbështetur ekzistencën e vazhdueshme të Izraelit, tha të martën zëvendës kryeministri Matteo Salvini në Jeruzalem, duke shtuar se shteti hebre mund të mbështetet në përkrahjen e Romës.

“BE-ja në vitet e fundit ka qenë krejtësisht e paekuilibruar, ajo ka dënuar dhe sanksionuar Izraelin e majtë dhe të djathtë, për çdo hap që ka mare,” u tha ai gazetarëve.

Kreu i Partisë Lega është në një udhëtim 48 orësh në Izrael, i cili përfshin një vizitë në Murin Perëndimor, Memorialin e Holokaustit Yad Vashem dhe një takim me kryeministrin Benjamin Netanjahu, raporton AFP.

Zoti Salvini u takua me Ministrin e Sigurimit Publik, Gilad Erdan para se ai t’i drejtohet medias, duke zbuluar se ata diskutuan “kundërshtimin e vendimeve anti-izraelite në OKB dhe BE”.

Kritika e Salvinit për B.E. dhe mungesën e mbështetjes së saj për Izraelin vjen 12 muaj pasi 60 anëtarë të Parlamentit Evropian i kane bere thirrje BE dhe shefes se punëve të jashtme Federica Mogherinit për të ndaluar financimin nga BE dhe izolimin e lëvizjes anti-izraelite BDS (Bojkot,Mosinvestim dhe Sanksione).

Në një letër, grupi ndërpartiak i kërkoi Mogherinit të margjinalizojë, si financiarisht ashtu edhe politikisht, organizata të tilla si BDS që po bëhen gjithnjë e më shumë një burim virulent i anti-semitizmit dhe anti-sionizmit nën pretendimin e ushtrimit të lirisë së fjalës dhe organizimit.

Zoti Salvini preku rëndësinë e vazhdimit të luftës, duke thënë se Izraeli është “një strehë e sigurtë për vlerat evropiane dhe perëndimore në rajon”, duke shtuar se “kushdo që kërkon paqe mbështet Izraelin”.

Veritas.com.al/