Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Shkup nga ku mbajti edhe një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun maqedonas, Zoran Zaev.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Zaev shprehu zhgënjimin e tij për mos vendosjen e një date për çeljen e negociatave për anëtarësimin në BE të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.
Zaev theksoi se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm dhe se nuk do të mbeten të izoluara.

“Këtu jam me kolegun, vëllain, Edi Rama. Dy popujt tanë e kanë rrugën e njëjtë, e kemi vizionin e njëjtë. Ne nuk do të ndalemi këtu, ne këtë rrugë janë edhe Serbia, Kosova, Mali i Zi, etj…Ne jemi Evropë pavarësisht nëse BE ia arrin që të heqë bllokadat apo jo.”

VERITAS.COM.AL